Super Runi vjen me një super gol nga goditja e lirë (VIDEO)

Golashënuesi №1 në historinë e Kombëtares angleze dhe skuadrës së Mançester Junajtedit, Uejn Runi vazhdon shkëlqimin e tij në fushat e futbollit amerikan.

Veterani deçiziv në fitoren 1:0 të Di Si Junajted ndaj Torontos, duke shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 18-të.

Runi në 5 ndeshjet e fundit ka shënuar 6 gola, ndërsa skuadra e tij ka fituar 4 ndeshjet e fundit kampionale.

Di Si Junajted ndodhet në pozitën e 6-të në Konferencën e Lindjes, pozitë kjo që siguron garat e ‘play-offit’, ndërsa skuadra e Torontos, pjesë e së cilës është ish juventini, Sebastian Xhiovinko ndodhet në pozitën e 9-të.

Leave a Reply