Talenti që po shkëlqen në Slloveni, në “radarët” e Shkëndijës

Duke shfrytëzuar pauzën dimërore, Shkëndija e Tetovës është duke punuar për përforcime të reja në merkaton e janarit, ndërsa në “radarët”e kampionëve të vendit është talenti sulmues që paraqitet na kampionatin slloven.

Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Anel Hajriq, që luan me ekipin e Radomles. I riu që deri më tani ka paraqitje vetëm me përfaqësuesen e shpresave të Bosnje e Hercegovinës, ka zhvilluar një gjysmësezon të shkëlqyer në Ligën e Dytë të Sllovenisë dhe në 17 ndeshje ka realizuar plotë 21 gola.

Pozita e preferuar e Hajriq është qendër sulmues, ndërsa mund të luajë edhe si sulmues anësor. Përveç Radomles, ai ka qenë pjesë edhe e Mariborit dhe Zarica Kranj.

Leave a Reply