David Alaba zbarkon në Madrid, gati firma me Realin!

David Alaba do të jetë përforcimi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Austriaku ka mbyllur aventurën me kampionët e Bajernit të Munihut, teksa për momentin ndodhet në kryeqytetin spanjoll.

“Marca” raporton se 28-vjeçari ka vizituar ditën e djeshme qendrën stërvitore të “mbretërve” dhe po kërkon shtëpi në Madrid.

Alaba ka arritur prej ditësh akordin me Florentino Perez.

Rroga e tij sezonale pritet të jetë rreth 10 milion euro në sezon, ndërsa kontrata do jetë 4-vjeçare. Anësori i majtë, i cili do të zbarkojë si lojtarë i lirë te Reali do të përfitojë edhe 20 milion euro në dorë në momentin që do të firmosë kontratën. Zyrtarizimi dhe prezantimi i Alaba, pritet të ndodhë brenda kësaj jave.

Leave a Reply