Rabotniçki godet sërish në merkato, vjen edhe përforcimi i tretë

Rabotniçki gjatë ditës së sotme ka bërë edhe përforcimin e tretë në prag të sezonit të ri, njofton “infOSport.mk”. Emër i ri në rradhët e “romantikëve” është Dejan Tanturovski, i cili vjen nga rradhët e Sileksit.

Në këtë mënyrë 28-vjeçari rikthehet të luaj sërish me një skuadër nga kryeqendra jonë, pasi më parë luante edhe me Metalurgun dhe Makedonija GJ.P.

Tanturovski pritet të përforcojë krahun e majtë të sulmit te Rabotniçki, skuadër kjo që prej nesër starton me përgatitjet për sezonin e ri.

Bashkë me Tanturovskin, nesër nën urdhërat e trajnerit Aleksandar Vlaho pritet të vihen edhe Anes Osmanovski dhe Bojan Ilievski. (infOSport.mk)

Leave a Reply