Lajm i mirë për Shqipërinë para ndeshjes me Bosnjen

Përfaqësuesja e Shqipërisë të martën në “Elbasan Arena” do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Bosnje e Hhercegovinës.

Dje pasdite ekipi boshnjak ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin “Selman Stërmasi” ku ajo që binte në sy ishte mungesa e mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjaniç.

Futbollisti i kampionëve të Italisë nuk do të jetë i gatshëm për Bosnjën në miqësoren e së martës ndaj kuqezinjve të De Biasit, pasi sot ai është kthyer te “Zonja e Vjetër” për t’u përgatitur për sfidën kundër Napolit.

Ndeshja mes Bosnjës dhe Shqipërisë do të zhvillohet të martën me fillim në ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Leave a Reply