Barazojnë Rabotniçki dhe Pelisteri, Sileksi dërgon Makedonija Gj.P në Ligën e Dytë (VIDEO)

Rabotniçki nuk e ka shfrytëzuar terenin vendas në përballjen derbi të javës së 31-të në elitën e futbollit vendor, duke barazuar 1:1 kundër Pelisterit, një rivali të drejtpërdrejtë për pozitën e tretë.

Filip Petrov tronditi “romantikët” me golin e realizuar që në minutën e 5-të, derisa barazimin skuadrës vendase i’a solli Filip Duranski në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, ndërsa më afër golit ishin Bazhe Ilijoski i Pelisterit dhe Herera i Rabotniçkit, që qëlluan shtyllat.

Sileksi pas asaj fitore dramatike ndaj Bregallnicës në fundjavë, sot në Shkup  mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin minimal 1:0.

Autor i golit të vetëm për skuadrën nga Kratova ishte Aleksandar Panovski në minutën e 35-të. Falë kësaj fitore Sileksi me 42 ringjallë shpresat për dalje në Evropë, ndërsa në anën tjetër Makedonija Gjorçe Petrovi vetëm pas një viti me shumë gjasa sërish do të kthehet në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply