I shënoi dy gola ish-ekipit të tij, huligani futet në fushë dhe e kërcënon me vdekje futbollistin italian (VIDEO)

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në futbollin italian teksa një tifoz u fut në fushë gjatë ndeshjes Foxha – Katancaro, e vlefshme për “Serie C”.

Ultrasi u vërsul drejt ish-lojtarit të ekipit të tij, Lemello, i cili kishte realizuar dy gola duke tentuar ta godiste atë.

Më pas e kërcënoi me vdekje, duke i thënë se do t’i priste kokën. Situata e paprecedentë u regjistrua në minutën e 64-të, teksa rezultati ishte 5-1 për miqtë. Menjëherë forcat e sigurisë u futën në fushë. Më pas lojtari u zëvendësua nga trajneri Vivarini pasi tensioni ishte i pranishëm në tribunë.

Takimi përfundoi me rezultatin 6:2 për Katancaron.

Leave a Reply