Ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve, njihuni me dy sfidat e mbrëmjes!

Sonte zhvillohen sfidat e kthimit të ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Kampionëve, me dy supersifda që do të vendosin dy emrat e parë gjysmëfinalist të këtij kompeticioni.

Real i Madridit pret në “Santiago Bernabeu” Çelzin e Tushel, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e parë në “Stemford Brixh” kishin regjistruar fitore 3:1.

Por ekipi i Tomas Tushel nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe do të japë maksimumin në këtë takim për të treguar fytyrën e vërtetë të kampionit, dhe të dëshmojë se jo rastësisht vitin e kaluar u ngjit në majat e futbollit europian.

Në sfidën tjetër, Vijareali do të udhëtojë në Munih, ku do të ndeshet me gjigandët gjerman të Bajernit.

Spanjollët arritën një fitore të madhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në “El Madrigal”, kur shënuan fitore me shifrat 1:0 dhe tani kërkojnë të kalojnë në fazën tjetër për të vazhduar ëndrrën e tyre.

Gjithsesi Bajerni i Munihut nuk do të dorëzohet dhe pikërisht sonte në “Allianc Arena” para tifozëve të vetë do të kërkojë të bëjë kthesën e madhe dhe të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinale. (infOSport.mk)

Leave a Reply