Izair Emini dhe Eni Imami nga xhamia para kamerave të Supersport

Futbollisti tetovar Izair Emini i cili njihet si një praktikues i fesë islame, sot pasi kreu obligimin e tij me faljen e namazit të “xhumasë” së bashku edhe me bashkëlojtarin e tij Eni Imamin, dhanë deklarata për kanalin sportiv “Supersport”, ku folën rreth takimit të tyre më të rëndësishëm të këtij sezoni që do ta zhvillojnë sot përballë Partizanit në Tiranë.

Ish futbollisti i Shkëndijës dhe Renovës, Emini u shpreh mjaft optimist, duke kërkuar që në fund kjo ndeshje të përfundojë me fitoren e skuadrës së tij, apo me barazim..

“Na intereson vetëm fitorja dhe rezultati pozitiv. Parashikim? Duam vetëm të fitojmë, ose maksimumi barazim. Nuk shoh ndonjë parashikim tjetër” – u shpreh Izair Emini.

I të njëjtit mendin ishte edhe bashkëlojtari i tij, Eni Imami, i cili në prag të takimit shumë të rëndësishëm me Partizanin, u shpreh: “Është një finale e parakohshme, sikurse e konsiderojnë të gjithë. Do kërkojmë të fitojmë, por edhe një barazim nuk do ishte keq, sikurse e kanë thënë edhe disa më të mëdhenj se unë këtë gjë”.

Kukësi dhe Partizani pas 31 xhirove kanë tubuar nga 65 pikë, dhe aktualisht ndajnë pozitën e parë në renditjen e përgjithshme, duke lënë pas vetes kampionin në fuqi Skënderbeun, që ka 62 pikë.

Ndeshja Partizani – Kukësi zhvillohet sot me fillim në ora 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Leave a Reply