Tifozët kërcënojnë lojtarët e Romës

Tifozët ultras të Romës, kanë kërcënuar futbollistët e skuadrës me vdekje. Ata kanë bërë një pankartë të madhe në aferësi të Amfitetatrit “Coleseut” me mbishkrim “Një këshillë, pa ju ofenduar, flini me drita ndezur”, ndërsa posht kësaj pankarte kanë varur kukulla të veshura me fanellat e Daniele De Rosit, Radja Naingolanit dhe sulmuesit Salah.  

Ky kërcënim vjen pas disfatës së pësuar nga Lacio të dielën, ku të përzgjedhurit e Spaletit u mundën me rezultat 3:1.

Roma aktualisht mban vendin e dytë në Seria A me 75 pikë të tubuara, 1 më shumë se Napoli që renditet në vend të tretë.

Leave a Reply