Vjen bomba nga Italia! Luis Enrike trajneri i Interit!?

Pasi Diego Simeone qartë bëri me dije se edhe sezonin e ardhshëm do të drejtojë Atletiko Madridin,  skuadra e Interit tashmë ka kthyer vëmendjen te një emër tjetër shumë i njohur, që vjen sërish nga La Liga, edhe atë nga treshja e madhe e skuadrave spanjolle.

Fjala është për Luis Enriken, trajnerin e Barcelonës, i cili siç dihet në fund të këtij sezoni do të jetë një trajner i lirë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, e ardhmja e Luis Enrikes mund të jetë në “Serie A”, edhe atë pikërisht te skuadra “zikaltër”, drejtuesit e së cilës skuadër janë në kërkim të një trajneri të suksesshëm, me të cilin do të rinisnin një erë të re.

Rikujtojmë ditë më parë drejtuesit e Interit shkarkuan trajnerin Stefano Pioli, me ç’rast deri në mbyllje të këtij edicioni ata do të udhëhiqen nga trajneri i të rinjëve, Stefano Veçi.

Leave a Reply