Reali vetëm disa milimetra afër titullit kampion në La Liga (VIDEO)

Reali i Madridit i është afruar shumë titullit kampion në La Liga, pasi sonte në ndeshjen e prapambetur të javës së 21-të kundër Selta Vigos  në transfertë shënoi fitore me rezultatin 1:4, njofton “infOSport.mk”.

Falë kësaj fitore “mbretërit” tashmë kanë 3 pikë më shumë se Barcelona, duke e zbritur rivalin e tyre të përbetuar në pozitën e dytë.

Kësisoj titulli kampion tashmë është në duart e “madrilenëve”, të cilët do e humbisnin atë, vetëm në rast se do humbnin në ndeshjen e fundit kundër Malagas, dhe njëkohësisht Barcelona të fitoj ndeshjen ndaj Eibar.

Kristiano Ronaldo sërish ishte njeriu i mbrëmjes, duke shënuar dy golat e parë në këtë përballje. Golin e parë ylli portugez e realizoi në minutën e 10-të, ndërsa golin e dytë personal vetëm pas tre minutave lojë në pjesën e dytë.

Guideti me golin e shënuar në minutën e 69-të ktheu shpresat e vendasve, mirëpo të njëjta i shuajti Benzema me golin e realizuar në minutën e 71-të, që Toni Kros me golin e shënuar vetëm dy minuta para fundit të takimit të vulos fitoren e “madrilenëve”.

 

Leave a Reply