Çelzi anulon paradën për shkak atentatit në Mançester

Drejtuesit e Çelzit kanë marrë vendim për të anuluar paradën me rastin e titullit të fituar në Premierligë. E gjithë kjo për shkak atnetatit që ndodhi të hënën në Mançester, ku si pasojë humbën jetën 22 persona, ndërsa mbetën të plagosur më shumë s e50-të, të tjerë.

Parada me autobusin e hapur nëpër rrugët e Londrës ishte caktuar të mbahet të dielën, mirëpo “blutë” e Londrës konsiderojnë se një festë e tillë nuk do të ishte mirë të bëhej aq shpejt pas asaj tragjedi të ndodhur që e tronditi gjithë Anglinë.

Nga tabori i klubit  londinez gjithashtu njoftuan se futbollistët e tyre në ndeshjen finale të 27 majit ndaj Arsenalit në kuadër të FA Kupës do të bartin shirit të zi në krahë, ndërsa përveç kësaj ata do grumbullojnë të holla për të ndihmuar viktimat e këtij aktit terrorist.

Leave a Reply