Iseni dhe Bardhi në mesin e talenteve evropian

Besar Iseni dhe Enis Bardhi janë përfshirë në mesin e 20-të talentëve të futbollit në Evropë nga portali më i madh holandez “Voetbalzone”. Vendi i parë në këtë përzgjedhje kryesohet nga Maqedonia dhe Rusia me nga tre futbollist, ku nga vendi jonë përveç Bardhit dhe Iseni është përfshirë edhe Kristijan Filipovski.

Për Isenin dhe Filipovski kjo është hera e parë që përfshihen në mesin e talenteve evropian, ndërsa për futbollistin shkupjan të Ujpeshtit është hera e dytë, pasi më herët Bardhi ishte i përfshirë në gazetën prestigjioze “Marka”.

TOP 20, futbollistët e përzgjedhur nga “Voetbalzone”:

Enis Bardhi, Besart Iseni, Kristijan Filipovski (Maqedoni)
Aleksej Mirançuk, Vjaçesllav Karavev, Vjaçesllav Podberjerski (Rusi)
Kshishtiv Pjatek, David Kovnjaçki (Poloni)
Nedim Haxhiç, Haris Duljeviç (Bosnja dhe Hercegovina)
Ante Çoriq dhe Filip Benkoviq (Kroaci)
Kula Zahoviq (Sllovenia)
Nikolla Milenkoviq (Serbia)
Viktor Kovalenko (Ukraina)
Andrej Ivan  (Rumania)
Mirosllav Kaçer  (Sllovakia)
Pavel Savicki (Bjellorusia)
Gjorgji Harashvili (Gjeorgjia)
Vahan Biçkhjan  (Ermenia)

Leave a Reply