Godet Galatasaraji, transferon dy futbollistë të Totenhamit

Dy futbollistët e Totenhamit, Vinsent Jansen dhe Kevin Vimer mund të kalojnë në rradhët e Galatasarajit. Që të dy bëjnë pjesë në listën e dëshirave të skuadrës së njohur turke, e cila përmes një merkatoje të mirë dëshiron të rikthejë titullin e kampionit, që dy vite me rradhë po shkon në duart e futbollistëve të Beshiktashit.

Drejtori sportiv Xhenk Ergyn veçmë ndodhet në Londër për të biseduar me drejtuesit e “spërsave” lidhur me transferimin e kësaj dyshe në Stamboll.

Jansen në “Vajt Hart Lejn” erdhi me reputacion të një golashënuesi nga kampionati holandez, mirëpo nuk arriti që të luftojë për një vend titullari te skuadra e Poketinos.

Ai ka regjistruar vetëm 27 ndeshje në Premierligë, shumicën prej tyre si rezervë, duke shënuar vetëm dy gola.

Në anën tjetër Vimer nuk bënë pjesë fare në planet e Maurisio Poketinos. Austriaku gjatë gjithë kohës nxeh bankinën, ndërsa sezonin që sapo përfundoi ai regjistroi vetëm 5 ndeshje.

Leave a Reply