Pak buzëqeshje edhe te Tirana! Humbën Superligën, por sigurojnë Europën (VIDEO)

Pak buzëqeshje edhe për Tiranën e Mirel Josës. Skuadra që një javë më parë humbi statusin e skuadrës elitare, sonte triumfoi në Kupën e Shqipërisë, duke triumfuar ndaj ish kampionëve të Skënderbeut, të cilët pas titullit sonte humbën edhe Kupën.

Skënderbeu në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena” humbi nga Tirana me rezultatin 1:3, edhe atë vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin 1:1.

Fitoren e Tiranës e vendosën golat e Ede në pjesën e parë, dhe ato të Mosie e Merveil në shtesë për t’i dhënë Tiranës një trofe ngushëllimi pas turpërimit që i ndodhi këtë sezon, ndërkohë Skënderbeu për të cilët golin e vetëm e realizoi kroati Radash në minutën e 87-të, morri një tjetër zhgenjim, pas humbjes së titullit kampion.

Në anën tjetër Tirana falë këtij triumfi do të luaj në ndeshjet e Liga Europa.

Skënderbeu-Tirana (Përmbledhje)

Skënderbeu-Tirana (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 31 май 2017 г.

Leave a Reply