Shaqiri zëvendëson Sallah te Roma

Xherdan Shaqiri mund të jetë zëvendësimi i Mohamed Sallah te Roma, njoftojnë mediat nga Italia.

Skuadra “romake” në listën e dëshirave ka dy futbollistë, tek të cilët sheh zëvendësimin e futbollistit egjiptian, i cili sezonin pritet të luajë me fanellën e Liverpullit.

Përveç Shaqirit, Roma është duke menduar edhe transferimin e futbollistit të Sasuolos, Berardi, megjithatë çmimi i lartë i këtij të fundit bënë që Shaqiri të jetë alternativa e parë e “romakëve”, pasi Berardi po cilësohet shumë i shtrenjtë për kushtet e Romës.

Shaqiri edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e “Serie A”, duke luajtur për Interin, ndërsa aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës angleze të Stouk Sitit.

Leave a Reply