Vardari i fillon përgatitjet me 14 qershor

Skuadra kampione e Vardarit përgatitjet verore do ti fillojë me datë 14 qershor, ka njoftuar klubi “kuq e zi” përmes faqes zyrtare.

Dy ditë më herët të gjithë futbollistët do të ju nënshtrohen kontrollimeve mjekësore, derisa grumbullimi i parë i skuadrës nën drejtimin e trajnerit Goce Sedlloski me 14 qershor do të bëhet në bazën stërvitore të skuadrës.

Në Shkup ata do të qëndrojnë deri me 18 qershor, kur edhe do të nisen drejt Austrisë, në Bad Tacmansdord, ku stafi teknik ka paraparë të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Rikthimi i futbollistëve të Vardarit në kryeqendrën tonë pritet të ndodh më 02 korrik, ku do të vijojnë përgatitjet për ndeshjen e parë eliminatore në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian.

Emrin e kundërshtarit Vardari do ta mësojë me datë 19 qershor.

Leave a Reply