Çalhanoglu pranë transferimit te Milani

Turku Hakan Çalhanoglu është shumë pranë transferimit te skuadra e Milanit. Një gjë të tillë pohon “Funke-Sport-Information”, sipas të cilëve mesfushori i Bajer Leverkuzenit ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi italian, dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i kontratës së tij me “rossonerët”.

Bisedimet me Milanin gjithashtu i ka konfirmuar edhe këshilltari i futbollistit turk, Bektas Demirtas, i cili kishte thënë: “Po, kemi kontakte. Milani është një nga klubet më të mëdha në Evropë, mirëpo nuk dua të komentoj mbi përmbajtjen e bisedimeve”.

Çalhanoglu sivjet nuk ka luajtur në Bundesligë, për shkak se është dënuar nga FIFA për një transferim të palejueshëm në vitin 2011 (ka paguar edhe një gjobë prej 100 mijë euro dhe ka pranuar të mos paguhet në klubin aktual gjatë kësaj kohe). Ai me Bajer Leverkusenin ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2019-të, mirëpo një ofertë nga ana e Milanit, me siguri që do të ishte mirëpritur nga ana e “farmaceutëve”, të cilët dëshirojnë të përfirojnë nga shitja e mesfushorit të tyre.

Leave a Reply