Besart Ibraimi i vetëm mundi Helsinkin (VIDEO)

Tre gola të shënuar, traverzë, shtyllë dhe penalti të përfituar. Është ky Besart Ibraimi, goleadori kërçovarë i Shkëndijës që shkëlqeu në takimin e parë të turit të dytë eliminatorë të Liga Evropa ndaj Helsinkit, duke mundur i vetëm skuadrën finlandeze, njofton “infOSport.mk”.

Pas një pjesë të parë të barazpeshuar, Shkëndija në krye me Ibraimin shkëlqeu në pjesën e dytë, kur edhe bënë diferencën ndaj kundërshtarit.

Një gabim të Egzpn Bejtullait në minutën  e 35-të e shfrytëzoi futbollisti kundërshtarë, Jalloë, i cili nuk e kishte të rëndë që të shënojë nga afërsia në rrjetën e boashtisur.

Dhe kur po zhvilloheshim momentet e fundit të takimit, Marjan Radeski, thuajse nga e njëjta pozitë si në ndeshjen me Daçian, arriti që të përfitojë një penalti, të cilën në gol e shndërroi, Besart Ibraimi.

Ky gol si duket ju dha krahë futbollistëve të Shkëndijës, të cilët ishin superior gjatë pjesës së dytë, kur edhe shënuan dy golat e epërsisë, me të cilët do të nisen për në ndeshjen e kthimit, që në program është pas një jave.

Figurë kryesore në këtë pjesë te Shkëndija, doli të jetë Besart braimi, i cili thjesht ishte i pandalshëm për futbollistët kundërshtarë.

Ai përveç dy golave të shënuar në minutat 59 dhe 63, ai qëlloi traverzën dhe shtyllën, ndërsa përfitoi edhe penaltinë e minutës së 62-të, të cilën më pas e shndërroi në gol, për rezultat përfundimtarë, Shkëndija 3, Helsinki 1.

Vlen të ceket se pikërisht në minutën e 63-të, Helsinki mbeti me 10 futbollistë në fushë, pasi Patronen si futbollistë i fundit ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin kërçovarë

Ky rezultat ju jep shpresa të mëdha futbollistëve të Shkëndijës për të kaluar në raundin e tretë, emrin e të cilit kundërshtarë do ta mësojnë nesër, pas hedhjes së shotit në Nion të Zvicrës, kuptohet gjithnjë nëse Shkëndija i’a arrinë qëllimit që të ruaj këtë epërsi edhe në ndeshjen e kthimit në Finlandë, që në program është pas një jave.

Leave a Reply