Murinjo i hap dyert Ibrahimoviçit për te Junajtedi

Trajneri i Mançester Junajted, Hoze Murinjo ka deklaruar se Zllatan Ibrahimoviç mund të firmosë sërish për “Djajtë e Kuq”, pas përfundimit të kontratës së tij në qershor.

Sulmuesi suedez u la i lirë në fund të sezonit, për shkak të dëmtimit të rëndë në gju, që mund ta mbajë jashtë deri në fund të vitit, por tani Murinjo i hap dyert atij: “Nëse vendimi i tij është të presë deri në dhjetor për të gjetur ekip të ri, atëherë pse të mos presim edhe ne? Flasim sërish në fund të vitit”.

Pas dy blerjeve të deritanishme, atë të qendërmbrojtësit Viktor Lindelof nga Benfika dhe sulmuesit Romelu Lukaku nga Evertoni, Murinjo ka zbuluar se pret edhe dy përforcime tjera këtë verë, duke zbuluar emrat si Nemanja Matiç, Ivan Perishiç e Erik Dajer.

Leave a Reply