Lena: Ndeshja ime më e mirë në Europë deri më tani

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Kukësit në ndeshjen ndaj Sherif Tiraspol, pa dyshim se ishte mesfushori Nijas Lena. Ai ishte një motor i palodhshëm në mesfushën e Kukësit, duke zhvilluar një ndër ndeshjet e tij më të mira në Evropë.

“Rezultati ishte në favorin tonë. Menduam ta menaxhonim lojën. Kundërshtari nuk pati shumë raste. Jo gjithmonë fiton më i miri, tre shtylla, penalltia, nuk di çfarë duhet të bënim më shumë”.

“Në pjesën e parë shpenzuam shumë, duke bërë presion. Në pjesën e dytë donim të ruanim forcat dhe të menaxhonim lojën na shënuan shpejt. Humbëm ekuilibrin në mesfushë. Ishim pak të lodhur. Provuam gjithçka për gjithçka, por ky ishte fati ynë”.

“Ulja e ritmit? Jam dakord. Mund edhe të na barazonin, por ky është futbolli. Jam i kënaqur, Kjo është ndeshja më e mirë që kam bërë në Europë. Dominuam ndaj një ekipi si Sherifi, me buxhet shumë të madh. Në fund u ndjemë të lodhur, saqë nuk mund të nisja dot as topin e gjatë” – tha Nijas Lena pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin e tij për Supersport.

“Nuk e di a do qëndroj, më mbaron kontrata për dy javë. Nëse drejtuesit do jenë të interesuar, do të ulemi të flasim”, deklaroi Lena pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply