E bujshme, ish “juventini”, Juliano trajner i ri i Partizanit të Tiranës

Ish futbollisti i Juventusit, Marko Juliano edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i skuadrës shqiptare të Partizanit. Lajmin e kanë konfirmuar nga ky klub përmes faqes zyrtare në “facebook”, duke njoftuar se prezantimi i tij dhe ndihmësit të tij,

Mark Juliano është zyrtarisht trajneri i Partizanit dhe tashmë vetë klubi i kuq e ka zyrtarizuar me anë të një njoftimi të bërë në faqen zyrtare në “Facebook”.

Ish-futbollisti i Juventusit, që së fundmi ka drejtuar skuadrën e Komos, do të nisë një aventurë të re me skuadrën nga kryeqendra shqiptare.

Prezantimi i tij pritet të bëhet të mërkurën përmes një konferencë për shtyp, e cila do të organizohet në ambjentet e klubit, ku përveç Mark Iulianos, pritet të prezantohet edhe ndihmësi i tij, Aleksandro Dosena.

 

Leave a Reply