Çelzi mundi Arsenalin në Pekin (VIDEO)

Dy javë para se të dalin përballë njëra tjetrës për trofeun e “Komjuniti Shilld”, Çelzi dhe Arsenali matën forcat e tyre në një ndeshje kontrolluese, që u zhvillua në Pekin. Kampionët e Anglisë shënuan fitore me rezultatin 3:0 ndaj fituesit të FA Kupës, pas golave të shënuar nga Vilian (40’) dhe Batshuai (42’, 49’), i cili bëri një paraqitje të fuqishme për “blutë” nga Londra.

Çelzi kishte një dominim të plotë gjatë pjesës së parë, në të cilën skuadra nga Londra Perëndimore realizoi dy gola. Para shënimit të tyre Vilian në fillim të takimit pasti një rast ideal për të shënuar, kur doli i vetmuar para portierit Davi Ospina, ndërsa më pas autorit të dy golave, Batshuai, iu anulua një gol për shkak pozitës jashtë loje, edhe pse dyshimet mbetën, nëse arbitrat kishin të drejtë, apo jo në këtë rast.

Leave a Reply