15 vite nga goli i parë i Kristiano Ronaldos (VIDEO)

Para saktësisht 15 viteve ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo kishte shënuar golin e tij të parë në karrierën profesioniste. Me datë 07 tetor të vitit 2002 Kristiano Ronaldo realizoi dy gola për Sportingun e Lisbonës në fitoren 3:0 ndaj Moreirense. Asaj kohe Ronaldo ishte vetëm 17-vjeç.

Goli i tij i parë në atë ndeshje i shënuar në minutën e 34-të ishte një super gol, kur pasi morri topin nga gjysmëfusha me shpejtësi arriti në zonën kundërshtare, ku me mjaft mjeshtëri arriti që të shënojë për 2:0, teksa në minutën e dytë shtesë të takimit realizoi edhe golin e dytë personal, kësaj rradhe me kokë.

Pas një viti jo të plotë nga këto dy gola, Kristiano Rronaldo u transferua te Mançester Junajtedi, ndërsa pjesa tjetër është histori në vete.

Leave a Reply