Dilema e Osmanit, Çelikoviç apo Murati

Shkëndija sot në transfertën në Lituani do të zhvillojë ndeshjen e turit të tretë eliminatorë ndaj skuadrës së Trakai. Trajneri Qatip Osmani në prag të këtij takimi has në disa vështirësi, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e një ndër mesfushorëve më të mirë që ka në skuadër, Stefan  Vujçiç, ndërsa ende e paqartë është situata me mesfushorin tjetër Armend Alimi, i cili për shkak të një viroze nuk u stërvit dje me pjesën tjetër të skuadrës.

Për të strategu “kuq e zi” bashkë me stafin e tij do të vendos vetëm në momentet e fundit, ashtu siç do vendos edhe për dyshen Ivan Çelikoviç – Mevlan Murati.

Që të dy janë në një formë të mirë dhe atë e dëshmuan në ndeshjet që morrën hapësirën e duhur. Çelikoviç madje shënoi golin e vetëm dhe të barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Helsinkit, në të cilën ndeshje Murati kishte munguar për shkak të një lëndimi të marrë në ndeshjen e parë ndaj finlandezëve të Helsinkit në Strumicë, kur Shkëndija kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Leave a Reply