Shkëndija – Trakai drejtëpërdrejtë në “SuperSport2” (VIDEO)

Ndeshja e kthimit ndërmjet Shkëndijës dhe Trakait në kuadër të turit të tretë elminatorë të Liga Evropa, do të transmetohet në Digitalb SuperSport2, njofton “infOSport.mk”.

Në mungesë të TV të interesuara nga vendi ynë, paketa sportive shqiptare SuperSport, edhe njëherë tjetër do të transmetojë ndeshjet e Shkëndijës në Evropë, ashtu siç bëri edhe edicionin e kaluar.

SuperSport2 transmetoi edhe dy ndeshjet tjera të këtij edicioni të skuadrës tetovare si vendas, atë kundër moldavëve të Daçias dhe Helsinkit nga Finlanda.

Në të dyja ndeshjet Shkëndija regjistroi fitore bindëse duke dominuar ndaj kundërshtarëve, ndërsa shpresojmë se edhe kësaj rradhe do të jetë ashtu, dhe se Shkëndija do i gëzohet fitores dhe kualifikimit për në ndeshjet e fazës “Play-off”.

Ndeshja Shkëndija – Trakai zhvillohet të enjten (03) në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në ora 17:00, ndërkohë po të njëjtat frekuenca 3 orë më vonë do të transmetojnë edhe ndeshjen tjetër të turit të tretë eliminatorë të Liga Evropa, midis Skënderbeut dhe Mlada Boleslavit çek, të cilët Shkëndija i kishte eliminuar po në këtë fazë gjatë sezonit të kaluar.

Rikujtojmë edhe Shkëndija edhe Skënderbeu në ndeshjet e tyre të para në transfertë kishin pësuar disfatë me reuzltatin 2:1, ashtu që një fitore e tyre minimale 1:0 do ju siguronte atyre kualifikimin për në ndeshjet e “Pplay-Off”, ku shpresojmë ti shohim bashkë që të dyja skuadrat shqiptare.

K.F Skënderbeu Korçë e KF Shkëndija kërkojnë kualifikimin. Emocionet e dy skuadrave të vetme shqiptare të mbetura në Europë, LIVE në SuperSport 👉 http://bit.ly/2tWFAQn

Публикувахте от DigitAlb в 31 юли 2017 г.

Leave a Reply