Rabotniçki angazhon një ish reprezentues!

Ish reprezentuesi i Maqedonisë, Slavço Georgievski është përfshirë me punë në stafin teknik të skuadrës së parë të Rabotniçkit, ku sezonin e ri do të luaj rolin e asistentit të trajnerit, Viktor Trenevski.

Georgievski në 18 muajt e fundit punoi si trajner me grupmoshat e reja te Rabotniçki, ndërsa më parë ai kishte punuar si asistent trajner edhe te skuadra azere e Inter Baku, ku kishte luajtur edhe si futbollist.

Ndryshe gjatë karrierës së tij përveç kampionatit të Azerbajxhanit, ka luajtur edhe në atë korean, kinez, rumun si dhe bullgar, teksa në futbollin vendor ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si, Makedonija Gj.P., Vardar, FC Shkupi dhe Cementarnica.

Si pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, ai ka zhvilluar 20 ndeshje, ndërsa beson se do të jetë i suksesshëm në postin e ri, ku me ekipin e Rabotniçkit, sërish do të kërkojnë të renditen lartë në tabelë dhe për të siguruar një vend për në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Ndeshjen e parë të sezonit të ri, Rrabotniçki do ta zhvillojë nesër, kur në stadiumin e Gjorçe Petrovit, në rolin e nikoqirit do të mirëpret Renovën.

Leave a Reply