Miqësorja Renova-Teteksi mbyllet miqësisht, vendosin penaltitë

Të dielën në Tetovë dy skuadrat nga po i njëjti qytet Renova dhe Teteksi kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, që në fund u mbyll miqësisht me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat në këtë mënyrë shfrytëzuan pauzën në kampionatin vendor, për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret për Botërorin “’Rusi 2018”.

Të dy golat në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e dytë, ku vendosën penaltitë. Ishte Toni Brnjarçevski ai i cili shënoi i pari nga pika e bardhë, duke kaluar në epërsi Teteksin, ndërkohë golin e barazimit për Renovën e realizoi Valmir Nafiu.

Renova të dielën në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit vendor do të luaj në transfertë ndaj Akademia Pandev, teksa Teteksi në ndeshjen e xhiros së dytë në kuadër të Ligës së Dytë – Perëndim do të luaj në transfertë kundër Labunishtës.

Leave a Reply