Mançini: Nuk prisja një fitore kaq të lehtë ndaj Vardarit

Roberto Mançini në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit ndaj Vardarit, tha se nuk prisje një fitore kaq të lehtë. Skuadra e tij shënoi fitore 5:0, duke treguar se për momentin janë skuadra më e mirë e grupit, ku sonte deri te një fitore e lehtë erdhi edhe Real Sociedadi i Adnan Januzajt që mundi 4:0 Rozenbrogun.

“Luajtëm shumë mirë, sidomos gjatë 45 minutave të para, kur edhe shënuam më shumë gola. Nuk prisja një rezultat të këtillë, mendoj se ky rezultat nuk është epilogu i vërtetë i asaj që ndodhi në fushë. Vardari është një skuadër e mirë, i kam parë ata kundër Malmes dhe Fenerbahçes.  Sidoqoftë jam shumë i lumtur nga kjo fitore, duke pasur parasysh se në skuadër kemi shumë futbollistë të rinj, të cilët do të duhet të njihen njëri me tjetrin” – tha Mançini në konferencën për shtyp.

Zeniti në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit “L”, ndeshje këto që në program do të jenë me datë 29 shtator, do të luaj kundër Real Sociedadit në shtëpi, teksa Vardari si mysafir do të përballet me Rozenborgun.

Foto: gol.mk

 

Leave a Reply