Fitorja e rradhës e PSZH-së, kësaj rradhe në derbin ndaj Lionit (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni ka vijuar me formën e mirë në “Ligue 1”. Në ndeshjen e gjashtë të sezonit të ri, të besuarit e trajnerit Unaj Emeri mposhtën Lionin me rezultatin 2:0, shkruan “infOSport.mk”.

Pas pjesës së parë pa gola, fitorja e parisienëve erdhi vetëm në 15 minutëshin e fundit të takimit, edhe atë me dy autogola nga Marcelo (75′) dhe Zheremi Morel (86′).

Fitorja e Paris Sen Zhermenit mund të ishte edhe më bindëse, në rast se Kavani shënonte nga pika e bardhë, të cilën nuk ia la Nejmarit, pavarësisht insistimit të brazilianit.

Pas kësaj fitore, PSZH-ja shkoi në kuotën e 18 pikëve, duke udhëhequr në këtë mënyrë i vetëm renditjen tabelare në elitën e futbollit francez, para Monakos që ka 15 pikë, teksa Lioni me 11 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply