Enis Bardhi: E dua Ronaldon, por Mesi është më i miri në botë

Futbollisti shkupjan i Levantes, Enis Bardhi ka pranuar se Lionel Mesi është futbollisti më i mirë në botë edhe pse ai bën tifo për Kristiano Ronaldon dhe Real Madridin. Bardhi ishte në një lidhje direkte në emisionin “Zona gol” që transmetohet në kanalin shqiptar Supersport, ku përveç pyetjeve që iu bënë rreth karrierës së tij, ai u pyet edhe për dy futbollistët më të mirë të futbollit botëror.

“Mesi është futbollisti më i mirë në botë”, tha fillimisht Bardhi. “Unë e dua Kristiano Ronaldon dhe bëjë tifo për Real Madridin, mirëpo Mesi është më i miri, pasi atij ja ka dhuruar Zoti talentin për futboll, ndërsa Ronaldo e ka arritur këtë nivel me punë”, ka thënë Bardhi.

Gjithashtu Bardhi shtoi se ndjehet shumë i lumtur që luan në kampionatin më të fortë evropian, La Liga dhe se ka ëndërr një ditë të luaj për Realin e Madridit. Kujtojmë që 22 vjeçari shkupjan në katër xhiro të zhvilluara në La Liga ka shënuar 2 gola për Levanten.

Leave a Reply