Fenerbahçe rrëmben tre futbollist të FC Shkupit U17

Tre futbollistët e FC Shkupit U17, Besnik Ferati, Altin Sefo dhe Besir Iseni kanë kaluar në radhët e skuadrës U21 të Fenerbahçes. Gjenerata U17 e FC Shkupit e udhëhequr nga trajneri Erkan Murseli, që sezonin e kaluar u shpallën kampion të Maqedonisë në kategorinë e tyre, 10 ditë më parë ishin në Stamboll të Turqisë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore me skuadrën U21 të Fenerbahçes.

Edhe pse në dy ndeshjet e zhvilluara FC Shkupi U17 pësoi disfata, megjithatë trajnerët dhe menaxherët e të rinjëve të skuadrës turke shfrytëzuan rastin që të përzgjedhin talent nga ekipi i Çairit.

Menaxherët turq kanë përzgjedhur tre futbollist të skuadrës “bardheblu” si dy mesfushorët Ferati e Sefo si dhe mbrojtësin e majtë Iseni. Tre futbollistët në fjalë do të nisen sonte për udhëtimin drejt Stambollit të Turqisë, për ta vazhduar karrierën e tyre te gjeneratat e reja të Fenerbahçes.

Kujtojmë se ky epilog final vjen pas punës së palodhshme të trajnerit Murseli që ka bërë me të gjithë lojtarët e kësaj gjenerate, duke u munduar të nxjerrë më të mirën nga të rinjët e shkollës së futbollit Shkupi./InfOSport.mk

Leave a Reply