Osmani zbardh formacionin kundër Sileksit

Sot me fillim në ora 15:30 në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija do të mirëpret Sileksin në kuadër të xhiros së 6-të në elitën e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” shihen si favorit absolut, ndërsa në këtë ndeshje vijnë pas asaj fitore të madhe të arritur në fundjavë ndaj Rabotniçkit si mysafir. Pikërisht loja e mirë dhe efikasiteti në atë ndeshje, kanë bërë që trajneri Qatip Osmani të mos ndryshojë asgjë lidhur me formacionin e parë, ashtu që edhe sot ndaj Sileksit do të zbresin në fushë 11-të futbollistët e njëjtë.

Më poshtë përmes fotos mund të shihni edhe emrat e 11-të futbollistëve që sot para tifozëve të tyre do të tentojnë të arrijnë edhe fitoren e 5-të në kampionat.

Leave a Reply