Benzema edhe zyrtarisht rinovon kontratën me Real Madridin

Karim Benzema zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Real Madridin. Benzema pjesë e Realit do të jetë deri në verën e vitit 2021. Ka qenë faqja zyrtare në instagram e madrilenëve që ka publikuar një foto me sulmuesin francez dhe presidentin e Realit, Florentino Perez, të cilët kanë pozuar me fanellën e Benzemas dhe numrin “2021”.

Benzema me kontratën e re do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon. Kujtojmë që francezi pjesë e “Los Blankosve” u bë në vitin 2009, ndërsa më herët ishte pjesë e Lionit.

Leave a Reply