Po vjen një ekip i ri në futsalin vendor, KF Mardon nga Haraçina!

Se futbolli në palestër po bëhet një sport shumë i dashur për rininë shqiptare në vendin tonë, kjo nuk don shumë fjalë. Si duket sukseset e skuadrave shqiptare në këtë sport, përfshirë këtu edhe titullin kampion të vitit të kaluar të fituar nga Futsal Shkupi, po shtyejnë rininë tonë që sa më shumë ti përkushtohen këtij sporti, i cili nga sezoni i ardhshëm ka gjasa të mëdha që të shtrihet edhe në Komunën e Haraçinës, njofton “infOSport.mk”.

Me inciativë të Muharem Azirit dhe disa të rinjëve shumë entuziast në këtë sport, Haraçina duke filluar nga sezoni i ardhshëm, mund të jetë nikoqir i ndeshjeve të Futsalit, duke garuar në Ligën e Dytë me ekipin e Mardon, skuadër kjo e cila deri më tani kishte marrë pjesë në turne të ndryshme në vend dhe jashtë saj.

“Ne si skuadër jemi të gatshëm. Tashmë na mbetet që të marrim pëlqimin e drejtuesve të Komunës së Haraçinës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Mirëpo pasi jemi në prag të zgjedhjeve lokale, gjithçka do të vendoset pasi ata të kryhen. Ne si skuadër kemi dërguar  kërkesën tonë dhe e njëjta është pëlqyer nga drejtuesit aktual të Komunës, ashtu që shpresojmë se në një përgjigje pozitive do të hasim edhe nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë” – thonë enkas për “infOSport.mk” inciatorët për themelimin e Klubit të Futsalit, Mardon nga Haraçina.

Ata tashmë kanë gjetur edhe sponzorin e tyre, që është një kompani nga Zvicra, ndërsa shpresojnë se edhe me ndihmën e Komunës së tyre dhe gjithë dashamirëve të këtij sporti në fshatin e tyre, ëndërrën e kahmotshme do ta bëjnë realitet dhe se përmes futsalit do rikthejnë dashurinë për futbollin dhe sportin në përgjithësi në Haraçinë, si në kohërat kur i gjithë ky fshat jetonte me klubin e futbollit të Shkëndijës, nga e cila skuadër asaj kohe dolën shumë emra të mëdhenj të futbollit, si Arben Nuhiu, Hefzi Aliu, Ardian Nuhiu, etj.

Leave a Reply