Verstapen fitues i Çmimit të Madh të Malajzisë

Nuk është Luis Hamilton dhe as Sebastian Fetel, por është Maks Verstapen, ai i cili doli fitues në garën për Çmimin e Madh të Malajzisë në Cirkuitin e Sepang-ut.

Piloti i Red Bullit u rendit para liderit aktual në renditje, britanikut Luis Hamilton të Mercedes.

Në vendin e tretë u pozicionua një tjetër pilot i Red Bull, Daniel Rikiardo, teksa pozita e katërt i takoi gjermanit, Sebastian Fetel.

Ai edhe pse garën e sotme e nisi nga pozita e fundit, në fund ia doli të renditet pas treshes së parë, duke lënë pas vetes Valeri Botas. Për  dallim nga Fetel, shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikonen nuk arriti të nisej në start duke u detyruar të tërhiqej nga gara.

Botërori i Formula 1 kryesohet nga Luis Hamilton që ka 263 pikë, 34 pikë më shumë se Sebastian Fetel i vendit të dytë, ndërkohë në vendin e tretë renditet Valeri Botas me 212 pikë.

Renditjen në konkurrencën e konstruktorëve e kryeson Mercedes me 475 pikë, i ndjekur nga Ferari me 373 pikë dhe Red Bull me 230 pikë.

Leave a Reply