Gjermania shkon në Rusi me 10 ndaj 10, një vend siguron edhe Polonia (VIDEO)

Gjermania ka shënuar fitore 5:1 ndaj Azerbajxhanit në një ndeshje pa shumë vlera e zhvilluar në kuadër të grupit “C”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Gjermanët që më herët kishin siguruar kualifikimin në Botëror, ndërsa sonte e rrumbullaksuan duke arritur edhe fitoren e 10-të nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke u barazuar me Spanjën, që gjithashtu kishte arritur 10 fitore para Botërorit të vitit 2010-të, kur edhe kishte siguruar trofeun.

Duhet theksuar se po të njëjtin cikël të eliminatoreve edhe Holanda kishte regjistruar fitore në të gjitha ndeshjet, mirëpo “tulipanët” kishin qenë në grup me 5 skuadra, ashtu që fitoret e tyre ishin 8-të.

Goretzka kaloi në epërsi Gjermaninë me një super gol në minutën e 9-të, teksa në minutën e 34-të Shajdaev shënoi golin e barazimit për Azerbajxhanin.

Pjesa e dytë në tërësi foli për Gjermaninë që realizoi plotë 4 gola, me autorë Vagner, Rudiger, Goretzka dhe Emre Xhan.

Në këtë mënyrë Gjermania përveç 10 fitoreve, mbylli këto eliminatore me një gol-averazh fantastik, 43:4.

Një vend për në Botëror që sonte siguroi edhe Polonia që mundi Malin e Zi me rezultatin 4:2, teksa në ndeshjet tjera të mbrëmjes së sontme u arritën rezultatet në vijim.

Eliminatoret për Botërorin “Rusi 2018”

Danimarka 1 – 1 Rumania 
Kazakistani 1 – 1 Armenia
Lituania 0 – 1 Anglia
Polonia 4 – 2 Mali i Zi
Slovakia 3 – 0 Malta
 Slovenia 2 – 2 Skocia
Çekia 5 – 0 San Marino
Norvegjia 1 – 0 Irlanda e V.
Gjermania 5 – 1 Azerbejxhani

Leave a Reply