A ka kush i ndal ata? Napoli mundi edhe Romën midis “Olimpikos” (VIDEO)

Napoli bën shkëputjen e parë në betejën për titullin kampion në “Serie A”. Skuadra e reprezentuesit shqiptarë, Elseid Hysajt ka fituar 1:0 duelin e “Olimpikos” ndaj Romës, duke u konfirmuar se pretendetja kryesore për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

Një gol i shënuar nga Lorenco Insinje në minutën e 20-të ishte i mjaftueshëm për “napolitanët” për të marrë 3 pikët e plota nga kjo transfertë e vështirë.

Përveç këtij goli të shënuar “Të kaltrit” kishin disa mundësi të mira shënimi, por portieri Alisson ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ashtu si edhe Reina që shpëtoi në dy raste portën e tij.

Në anën tjetër sulmuesi boshnjak, Edin Xheko ndërkohë ishte i pafat, teksa gjeti vetëm traversën në një tentativë në fundin e ndeshjes.

Elseid Hysaj luajti për 90 minuta duke bërë një ndeshje pozitive. Për Napolin ishte kjo fitorja e tetë nga po aq ndeshje, duke kryesuar kampionatin me pikë të plota, (24), 5 pikë më shumë se Juventusi, Interi dhe Lacio, teksa Roma pas kësaj disfate mbetet në pozitën e 5-të me 15 pikë të tubuara.

Për “ujqërit” ishte kjo disfata e dytë dhe sërish para publikut vendas, pas asaj disfate nga Interi (1:3).

Leave a Reply