Sërish është Kristiano Ronaldo më i miri i vitit 2017 nga FIFA

Kristiano Ronaldo është fituesi i çmimit “The Best Fifa 2017”. Ronaldo merr çmimin e lojtarit  më të mirë të vitit që jepet nga FIFA, duke mposhtur në këtë garë, Lionel Mesi e Barcelonës dhe Nejmarin e PSZH-së.

Ronaldo shkëlqeu në vitin 2017 duke fituar me Real Madridin, La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa u shpall edhe golashënuesi më i mirë në Çampions me 12 gola të realizuar.

Kjo është hera e dytë që Ronaldo merr këtë çmim të rëndësishëm nga FIFA, pasi edhe vitin e kaluar ishte fitues i kësaj gare.

Leave a Reply