Demiri: Me fitore ndaj Rabotniçit rikthejmë vetëbesimin

Derbi lokal midis Rabotniçkit dhe Vardarit është komentuar edhe nga futbollisti shqiptarë i Vardarit, Besir Demiri. Ky i fundit në një prononcim të tij për “infOSport.mk” duke folur për ndeshjen e javës së kaluar dhe disfatën ndaj Pobedës, potencoi se pikërisht fitorja në derbin lokal ndaj Rabotniçkit do të kthente vetëbesimin te skuadra kampione e cila piksynim edhe këtë vit ka titullin e kampionit.

“Mendoj që i kemi të gjitha mundësitë që tu kthehemi fitoreve  pasi na nevojitet që të kthejmë vetëbesimin, pikërisht në derbin lokal dhe të vazhdojmë  rrugën për mbrojtjen e titullit kampion” – u shpreh fillimisht Besir Demiri, i cili gjithashtu foli edhe për disfatën e papritur ndaj Pobedës si dhe atmosferën që po mbizotëron në taborin “kuq e zi”.

“Të dielën në Prilep udhëtuam për 3 pikë dhe asgjë tjetër, por nuk ia arritëm qëllimit. Natyrisht atmosfera si në çdo klub tjetër pas një rezultati negativ nuk është edhe aq shumë e këndshme,  pasi disfata nga Pobeda ishte si një shuplak për ne” – u shpreh Demiri, i cili beson se me një fitore eventuale ndaj Rabotniçkit do të kthehej atmosfera pozitive në klub.

“Mendoj se tani më nuk kemi kohë të mendojmë për atë ndeshje, pasi që na pret ndeshja me Rabotniçkin, përmes së cilës shpresojmë që të ju kthehemi fitoreve, ndërsa bashkë me të të kthejmë edhe atmosferën pozitive” – përfundoi deklaratën e tij për “infOSport.mk”, Besir Demiri.

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Vardarit do të jetë e para e këtij sezoni. Kjo ndeshje i takon ndeshjes së prapambetur, asaj të javës së tretë, ndërkohë ndeshja e javës së 12-të mes këtyre dy skuadrave është paraparë që të zhvillohet me datë 13 dhjetor.

Leave a Reply