Nuhiu: Ne e fituam vetvetën sot, vazhdojë të besojë te futbollistët e mi!

Takimin Shkupi-Sileksi e vendosi autogoli i mbrojtësit Besart Krivanjeva, ndërsa gjatë 90-të minutave “bardhekaltërtit” zhvilluan një lojë të mirë dhe kërkuan golin më shumë se skuadra nga Kratova që nuk kishte poathuajse asnjë rast konkret për të rrezikuar portën e Zendelit. Pas mbylljes së takimit, trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu për mediat ka komentuar ndeshjen.

“Futbollistët e mi gjatë 90-të minutave kërkuan golin. Mund të them lirisht se ne e fituam vetvetën sot, pasi kundërshtari nuk na erdhi deri te porta, vet ne e shënuam. Vazhdojë të besoj te grupi te futbollistët, luftuan, kërkuan gjatë 90-të minutave, por në futboll ndonjëherë përveç se luan mirë dhe krijon raste, duhet të kesh edhe fat”, është shprehur Ardian Nuhiu.  

Leave a Reply