Nuhiu: E kemi analizuar kundërshtarin, besojë në rezultat pozitiv

Ndeshja në Autokomandë kundër “Skopjes” do të jetë problematike sa i përket terrenit, ndërsa trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu ka shfrytëzuar pauzën e shkurtër në kampionat duke analizuar kundërshtarin. Nuhiu beson që të përzgjedhurit e tij do të nxjerrin rezultat pozitiv të enjtën ndaj “Skopjes”.

“Kemi punuar dhe kemi pasur më shumë kohë për të analizojmë kundërshtarin tonë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për shkak të kushteve atmosferike. Mendojë se fusha do të jetë e vështirë për të bërë një lojë të mirë , por për të luftuar , besoj se kjo nuk do të mungojë. Kjo fushë kërkon më shumë luftë për atë që duam, rezultatin pozitiv”  ka thënë Nuhiu për televizionin Alsat M, para ndeshjes së nesërme.

Shkupi në ndeshjen e fundit në kampionat u mund nga Sileksi në shtëpi me rezultat 0:1, ndërsa “Skopje” pësoi disfatë nga Vardari me shifra 3:0.

Leave a Reply