Fetahi i Renovës: U treguam të pavëmendshëm në disa raste!

Pas disfatës së pësuar në shtëpi nga Vardari me rezultat 2:5, futbollisti i Renovës, Saimir Fetahi ka folur për mediat. Fetahu ka komentuar sfidën në fjalë, duke treguar edhe disa mangësi që pati skuadra e tij në këtë përballje.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ku të gjitha golat u shënua në pjesën e parë. U treguam në disa raste të pavëmendshëm. Kjo ndeshje kaloi, kemi edhe tri ndeshje deri në fund të gjysmësezonit, shpresojmë të nxjerrim maksimumin e pikëve”, ka thënë për ART Channel pas ndeshjes Fetahi.

Renova ndeshjen e radhës do ta luajë të dielën ndaj Shkupit në Çair.

Leave a Reply