Janevski: Nga rastet nuk jetohet, por duhet të shënohet gol

Barazimi 1:1 me FC Shkupin në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë, nuk e ka lënë të kënaqur trajnerin e Vardarit, Çedomir Janevski, gjë që është edhe e arsyeshme. Ai pas ndeshjes ka komentur lojën e futbollistëve të tij, prej të cilës thotë që në pjesën e dytë ishin më të mirë se në fraksionin e parë.

“Gjithmonë në ndeshjet e Kupës, ka befasi dhe në diçka të tillë i paralajmrova lojtarët që mos të marrin ashtu lehtë. Pjesën e parë nuk e filluam ashtu siç e menduam, në të dytën luajtëm shumë më mirë. Në fund kur të llogariten të gjitha situatat në terren, duhet të jem i kënaqur me rezultatitin, pasi Shkupi mundi të na shënojë gol në fund. Gjithsesi e di që nga rastet nuk jetohet, por duhet të shënohet gol”, ka thënë mes tjerash trajneri i Vardarit, Çedomir Janevski.

“Kemi edhe një ndeshje, edhe 90-të minuta, do të duhet të japim më shumë nga ajo qe e treguam sot dhe të kalojmë në fazën tjetër të Kupës”, është shprehur Janevski.

Ndeshja e kthimit për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Vardarit do të luhet me 17 dhjetor.

Leave a Reply