UT-ja mund edhe Bami Korin

Vashat e Universitetit të Tetovës kanë vazhduar shkëlqimin e tyre në elitën e volejbollit vendor, duke mundur Bami Korin në rolin e mysafirit me rezultatin 2:3, në sete 25:20, 20:25, 21:25, 26:24, 9:15, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurat e Laureta Abazit në këtë mënyrë regjistruan edhe fitoren e tyre të 6-të pas 7 xhirove të para, duke vazhduar të kryesojnë renditjen me 18 pikë.

“Dominim i jonë, po në momente vendimtare ish trajneri i Bamikorit, tashmë gjyqtarë në detyrë na dëmtoi me referim, morëm karton të kuq dhe humbëm dy sete, por e rëndësishme është që në fund e fituam ndeshjen” – tha enkas për “infOSport.mk”, Laureta Abazi.

Kjo nuk është hera e parë që Universiteti i Tetovës po dëmohet nga arbitrat gjatë këtij sezoni, pasi pikërisht falë një referimi skandaloz ata ishin mundur në transfertën ndaj Nakovski Volej në Strumicë.

Është kjo pikërisht disfata e vetme e përjetuar nga ana e vashave shqiptare, të cilat ndeshjen e javës së 8-të do ta zhvillojnë në mesjavë ndaj Pelisterit në Manastir, ndërsa me fitore eventuale në ndeshjen ndaj Planet në Tetovë shpresojnë që pjesën e parë të sezonit ta mbyllin në pozitën e parë.

Leave a Reply