Benitez e kërkon Rashicën te Njukasëlli

Milot Rashica me shumë gjasa mund të ndërroi ambient në merkaton e janarit. Për sulmuesin kosovar që aktualisht është pjesë e Viteses, ka shfaqur interesim skuadra angleze e Njukasëllit, me trajnerin e tyre spanjoll Rafa Benitez që dëshiron ta “rrëmbejë” në Premier Ligë që nga janari.

Rashica është njëri ndër futbollistët më të mirë të Viteses, ndërsa për këtë skuadër ka të shënuar 13 gola. Ndërkohë përveç Njukasëllit, për t’i fituar shërbimet e Rashicës janë të interesuar edhe Napoli e Lacio.

Leave a Reply