Pike: Befasuese deklarata e Ronaldos kur lëvdëron veten

Në konferencën për shtyp para sfidës me Real Madridin, mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike mes tjerash nuk ka lënë pa ngacmuar edhe yllin portugez të “Los Blankosve”, Kristiano Ronaldon. Ky i fundit pasi fitoi “Topin e Artë”, të pestin në karrierë, aq sa ka edhe Lionel Messi, Cristiano Ronaldo tha; “jam më i miri në histori të futbollit”.

Kjo deklaratë e tij nxiti reagime për faktin se lëvdoi vetën dhe për këtë është pyetur edhe mbrojtësi i Barcelonës, Pike.

“Ronaldo ka thënë se është më i miri në histori? Është mendimi i tij dhe duhet respektuar, por njerëzit nuk e kanë pritur që ai të lavdërojë veten dhe për këtë arsye është befasuese”, tha Pike.

Mbrojtësi i katalanasve ka komentuar edhe sfidën me Realin.

“Në El Klasiko nuk ka rëndësi se si je, në formë apo jashtë forme – është ndeshje që gjithçka mund të ndodhë. Pavarësisht se çka do të ndodhë në këtë ndeshje, nuk do të jetë vendimtare për La Liga, për titull, pasi ka edhe shumë ndeshje deri në fund”, ka thënë Pike.

Leave a Reply