Haris Fakiq: FC Shkupi është klubi im i zemrës që çdoherë prodhon shumë talentë

Drejtori sportiv i skuadrës së njohur shqiptare të Skënderbeut, Haris Fakiq, sonte ishte mysafir në emisionin sportiv “Sportmania” në TV Shenja. Ai përveç punës së tij aktuale dhe gjitha gjërave të ndërlidhura me ekipin korçar, nuk mundi pa e përmend edhe klubin e tij të zemrës, FC Shkupin.

Sipas tij ky klub çdoherë ka lind talentë të futbollit, ndërsa i tillë është rasti edhe tani.

“Ai klub është i zemrës time. Kur flas për Shkupin, flas edhe pak me emocione, pasi unë e di se çfarë ka ai klub. Është një vend ku lindin më shumë talentë në Maqedoni. Nuk e them rastësisht këtë, sepse historia e ka treguar dhe vërtetuar këtë, nga këti kanë dalur shumë talente, njëri prej tyre kam qenë edhe unë, që kam arritur të bëjë një karrierë mesatare, por edhe shumë tjerë që kanë arritur të dalin nga ai klub, i cili në një kohë na bënte neve shumë krenar” – tha Haris Fakiq në emisionin “Sportmania” në TV Shenja.

Haris Fakiq pikërisht te FC Shkupi kishte bërë hapat e parë me futbollin, ndërsa si profesionist ai kishte luajtur në sezonin 2001-2002, për të vazhduar më pas karrierën jashtë Maqedonisë.

Haris Fakiç: FC Shkupi, klubi i zemrës time! (VIDEO) Drejtori sportiv i Skenderbeut nga qyteti i Shkupit, Haris Fakiç, në emisionin ‘Sportmania’ përveç diskutimeve tjera, ka folur edhe për FC Shkupin, skuadër kjo që Fakiç ka qenë pjesë në të kaluarën si futbollist. “Ai klub është i zemrës time. Kur flas për Shkupin, flas edhe pak me emocione, pasi unë e di se çfarë ka ai klub. Është një vend ku lindin më shumë talent në Maqedoni. Nuk e tham rastësisht këtë, sepse historia e ka treguar dhe vërtetuar këtë, ku kanë dalur shumë talenta, njëri prej tyre kam qenë edhe un, që kam arritur të bëjë një karrierë mesatare, pork edhe shumë tjerë që kanë arritur të dalin nga ai klub, i cili në një kohë na bënte neve shumë krenar”, thotë mes tjerash drejtori sportiv i Skenderbeut, Haris Fakiç në emisionin ‘Sportmania’ që transmetohet në televizionin SHENJA.

Публикувахте от Tv Shenja в 25 декември 2017 г.

Leave a Reply