Vlera e Bardhit shkon në 5 milion euro (FOTO)

Enis Bardhi përbën lajm edhe kur nuk luan. Mesfushori i Levantes shfrytëzon pauzën e shkurtër dimërore në La Liga, mirëpo emri i tij thuajse çdo ditë është aktual në media për arsye nga më të ndryshmet.

Çdo ditë shkupjani është objekt analize për gjysmësezonin e shkëlqyeshëm në një prej Top 5 kampionatet e Europës, ku tejkaloi çdo parashikim dhe me paraqitjet e tij tërhoqi vëmendje të madhe jo vetëm të opinionit por edhe shumë skuadrave spanjole e europiane. I transferuar në verë te Levante në Spanjë për 1.5 milionë euro nga Ujpeshti i Hungarisë, Enis Bardhi për vetëm 5 muaj arrinë të shumëfishojë vlerën e kartonit të tij.

Falë shkëlqimit te Levante ku zhvilloi 15 ndeshje dhe shënoi 4 gola sot Bardhi vlerësohet plotë 5 milionë euro, që është pak më shumë se 3 herë nga çmimi që pagoi Levante për të bërë të vetin fantazistin e shkëlqyeshëm.

Viti 2018 do të jetë sfidë e re për Bardhin që nëse vazhdon me rritmim e deritashëm, do të bëhet problem për Levanten për të rezistuar ofertave nga ekipe eminente.

Leave a Reply